Mustafa: Nga viti i ardhshëm, fuqizohen marrëdhëniet me NATO-n

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 11:06 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë marrë konfirmimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-së.

Ai bëri të ditur këtë konfirmim e ka marrë përmes një letre nga sekretari i NATO-së, e cila pritet të fuqizohet vitin e ardhshëm”.

Këto deklarata kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka bërë në një konferencë të mbajtur për medie ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kjo letër nga sekretari i NATO-së është shumë e rëndësishëm sepse rritë bashkëpunimin me aleancën veri-atlantike dhe konfirmon rolin e Kosovës si faktorë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne do të avancojmë hapat e anëtarësimit që në një periudhë jo të largët të bëhemi anëtarë të NATO-së”, ka thënë Mustafa.

“Si Kryeministër i vendit, vlerësoj se Kosova ka bërë dhe po bën hapa të sigurt në ndërtimin e institucioneve shumë të afta dhe kredibile në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kemi Policinë e Kosovës e cila është ranguar si shumë kredibile, e organizuar dhe e menaxhuar mirë, ashtu siç është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e organizuar sipas standardeve më të larta ndërkaq pjesëtarët e saj janë të shkolluar dhe të trajnuar në qendrat elite amerikane dhe evropiane. Duhet përmendur edhe AKI-në e cila po tregohet shumë profesionale dhe e përgjegjshme në fushëveprimin e saj shumë të ndjeshëm”, ka pohuar Mustafa.

Hoxhaj: Nga sot kemi rrugëtim të ri të NATO-s
enver-hoxhaj

Ndërsa ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në këtë konferencë ka thënë se letra e nënshkruar nga Sekretari i NATO-s, konfirmon vullnetin e 28 shteteve anëtare që Kosova të rris bashkëpunimin me këtë organizatë.

“Prej sot kemi shpejtësi tjetër. Prej sot fillojmë të lëvizim në mënyrë konkrete drejt integrimit të Kosovës në NATO. Siç e përmendi kryeministri letra ofron një raport të mirëfilltë mes NATO-s dhe Kosovës dhe një substancë të plotë të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, nga dita e sotme Kosova shndërrohet nga një konsumues i sigurisë, pasi kemi qenë konsumues i sigurisë për një kohë të gjatë, për shkak të pranisë së madhe të trupave të KFOR-it, në një prodhues dhe eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Përmes kësaj letre dhe përmes fazës së në të cilën kemi hyrë, do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmbushim të gjitha kriteret, të gjitha kushtet, me qëllim që në një të ardhme të afërt t’i bashkohemi edhe Programit të Partneritetit për Paqe, si parakusht për anëtarësim drejt NATO-s”, ka thënë Hoxhaj.

“Qëllimi jonë është që jo vetëm ta rrisim gjeografinë e njohjeve, ta zgjerojmë sovranitetin, por edhe ta ushtrojmë sovranitetin dhe ushtrimi i sovranitetin ndodhë përmes anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që do ta kem objektiv gjatë vitit të ardhshëm”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se “nuk kemi nevojë të kërkojmë njohje të pafund, por duhet arritur 130 në mënyrë që kur të aplikohet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të kemi numrat e mjaftueshëm”.

Hoxhaj ka thënë se gjatë vitit 2017 pritet të hapen tri ambasada në Tajvan, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Senegal.

Të ngjashme