Me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortes së dëshmorit të kombit, Akademik Fehmi Aganit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar familjen Agani.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuar Familje Agani,
Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Sadije, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e familjares suaj.
Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë zonjën Agani si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një veprimtare të dalluar në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Agani dhe të ish-nënkryetarit njëherësh anëtarit shumëvjeçar të kryesisë së LDK-së, Fehmi Agani.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!