Mustafa: Një vit nga vërshimet në Kosovë, Qeveria i ka harruar familjet e dëmtuara

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për vonesa në kompensimin e dëmeve për familjet e dëmtuara nga vërshimet.

Duke i përmendur qytetet që janë dëmtuar nga vërshimet, Mustafa ka thënë se Qeveria është zhdukur, përkundër premtimeve se do t’i ndihmonte familjet e dëmtuara.

Mustafa ka thënë se raportet e komunave tregojnë se vërshimet shkaktuan dëme prej dhjetëra miliona eurove në shtëpi, pajisje e bujqësi, ndërsa qeveria ndau vetëm një milion euro dhe i harroi familjet e dëmtuara.

“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më. Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai tha se qeveria bënë mirë t’i kthejë sytë nga familjet e dëmtuara e t’ua kompensojë dëmet nga vërshimet, e të mos i braktisë edhe këtë dimër.

Të ngjashme