Mustafa: I papranueshëm presioni ndaj familjes Rugova (Video)

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 17:58 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar se deputetja nga radhët e partisë së tij, Teuta Rugova, do të veproj në kundërshtim me vendimin e partisë, për ta votuar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai tha se, asnjë deputet, nuk do të votojë ndryshe nga vendimi që ka marrë LDK.

Madje, Mustafa e ka cilësuar si presion, vizitën e Ramush Haradinajt në familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai bëri thirrje që presionet ndaj kësaj familje të ndalen.

“Kam parë lloj lloj deklarata. Kam parë presione në familjen Rugova që janë shumë të rënda dhe të papranueshme sepse nuk mund t’i bëhet një familje presion të tillë. Deputetët duhet ta respektojnë mandatin, deputetët e LDK-së, nuk do të votojnë jashtë vullnetit dhe jashtë politikave të LDK-së”, tha ai për RTV Dukagjini.

https://www.youtube.com/watch?v=rQwUhxxQsIk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme