Kryetari i Lidhjes Demoktratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, votoi së bashku me bashkëshorten, Qefseren në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Pasi përfundoi obligimin e tij, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se është tepër e rëndësishme që qytetarët sot të vendosin për fatin e tyre dhe qeverisjen.
“Konsideroj që eshtë tepër e rëndësishme që qytetarët sot të vedosin për fatin dhe qeverisjen e tyre. Kam besim te qytetarët që Kosova do ecë përpara, do ecë në binarë”.
Ai më tej ka ftuar qytetarët të dalin masovisht e të votojnë.
“Ftoj qytetarët të marrin pjesë masovisht që të shprehet vullneti i tyre se ajo fuqizon qeverisjen e ardhshme”.
Sipas Mustafës, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë fushatë ka qenë më e madhe se vitet e kaluara.
“Tani kam vërejtë që në këte fushatë ka pasur më shumë njerëz”, tha ai.
Mustafa ka qenë kryeministër i vendit nga dhjetori i vitit 2014 deri në shtator të 2017-ës.