Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së Isa Mustafa pas zgjedhjes për herë të tretë në krye të kësaj partie u shpreh se procesi i zgjedhjes së kryetari ka qenë demokratik, raporton Ekonomia Online.
“Sot e kemi mbajt kuvendin zgjedhor dhe mund të ju them se demokracia në LDK është më e rëndësishme se në partitë tjera, sepse harmonizojmë shumë kërkesa dhe degjijkë shumë vërejtje dhe sugjerime”.
“Unë vlersoj se këtë proces e kemi kryer me suksese qëllimi i këtij procesi ka qenë forcimi i LDK-së dukë përfahirë njërëz të rinjë, po ashtu do ta pasurojmë në pikëpamje të moshes dhe gjinisë. Vendi dhe Kosova ka nevoj për qeverisjen e Lidhjes Demokratike”.
Mustafa ka thënë se u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që në zgjedhjet e parakohshme të hyjnë të vetme, rqaorton EO.
“Unë sot kam bërë ftesë publike gjitha partive politike qe të matemi secila një nga një. Ky proces ka qenë demokratik dhe i hapur dhe secili ka pas mundësinë të vie dhe te kandidojë”.
“Ndërsa unë nuk do të deshiroja ta degjoja nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu se ky proces ka qenë i manipuluar. Unë kam buseduar me Sejdiun që kur të përfundon kuvendi të ndahemi mirë. Ne nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Kandidati për kryeministëer ne e kemi të rregulluar sipas statuti. Ne do të procedojmë në shpërbërjen e kuvendit dhe nuk do të ndërhyjmë në punën e Presidentit”.
Isa Mustafa do të jetë edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai është votuar me aklamacion nga 352 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti.