Mustafa: PDK-ja u dorëzua para një partie të vogël

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 20:12 | Nga

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Partia Demokratike e Kosovës iu dorëzua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasi që fillimisht bëri turin e dëgjimit.

Mustafa shkruan se ishte populli që i tha Veselit gjatë turit të dëgjimit që të dorëzohet.

“Vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël”, shkruan Mustafa.

“Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason ‘turri’ i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregojë vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme