Mustafa për takimin me kryetarët e degëve: S’kemi folur për përjashtimin e Vjosa Osmanit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka mohuar se në partinë në të cilën ai udhëheq është diskutuar shkarkimi i Vjosa Osmanit.

Mustafa ka treguar se nuk kanë diskutuar për përjashtimin  saj nga LDK-ja vetëm se ka pas vërejtje ndaj saj dhe disa deputeteve të tjerë që se kanë përkrah vendimin që LDK-ja të merr përgjegjësinë për udhëheqjen e Qeverisë.

“ Në as një rast nuk është diskutuar për largimin e zonjës Osmani nga LDK-ja. Ka pas vërejtje lidhur me mosrespektimin e disa deputeteve të LDK-së përfshirë edhe zonjën Osmani. Në LDK mënojmë se s’ka të arritur më të madhe për një subjekt se sa ta marrë Qeverisjen e vendit prandaj kemi pritë që ata që janë më LDK-në duhet votojnë që LDK ta marrë përgjegjësinë për Qeverisjen e vendit. Nuk kemi diskutuar më zonjën Osmani  pas zhvillimeve të fundit. Unë mendoj se Qeveria është zgjedh mbi bazën kushtetuese”, tha kreu i LDK-së për arbresh.info.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme