Mustafa: Po duan ta shuajnë departamentin më të rëndësishëm në Inspektoriatin Policor

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 08:14 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë se po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një aksioni të Inspektoriatit, pas një pune të gjatë është bërë arrestimi i 59 zyrtarëve policorë për të cilët ka pasur fakte për implikim në krim”.

“Nga 69 që kanë qenë të arrestuar, 61 prej tyre kanë qenë të arrestuar nga Departamenti i Hetimeve Speciale që flet për një sukses të këtij departmaneti”

“Tani ka filluar një iniciativë që të shuhet ky departament, sqarimet nuk i kam parë në formë të shkruar por po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm”.

Sipas tij, kjo iniciativë që është marrë nga udhëheqja e Inspektoriatit Policor të Kosovës është e palogjikshme.

Mustafa që ka qenë i ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se është lajm i mirë që këtë vit ka pasur rritje të numrit të zyrtarëve policorë të arrestuar derisa numri i përgjithshëm i të dyshuarve ka pësuar rënie.

Të ngjashme