Mustafa priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Heldt

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve nëfushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë me qëllim të luftimit të krimit në përgjithësi.

Më këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.

Ndërsa ambasadori gjerman, Christian Heldt, theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë me përkrahjen e saj, e në veçanti në afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme