Mustafa priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Miglietta

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 17:49 | Nga
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës komandantin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Pasi biseduan për progresin e shumanshëm në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi përzemërsisht Gjeneral Major Migliettën për punën dhe kontributin e madh për Kosovën.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi sërish respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin duke theksuar përkrahjen e mëtejme për avancimin e proceseve në Kosovë.

unnamed unnamed (2)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme