Mustafa publikon pagën e tij që e mori si ministër, pyet Muratin: Sa e ke rrogën ti?

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se e sfidon ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për pagën e tij.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka publikuar pagën e tij që e mori për muajin shkurt 2021 gjatë kohës sa ishte miinistër të cilën e kishte 1 mijë e 208 euro e 42 centë.

Ai e ka pyetur ministrin Murati sa ia ka rritur vetës pagën.

“Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”, ka pyetur deputeti opozitar. /Express

Të ngjashme