Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Poashtu, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.
Ambasadorja, Marija Kapitanoviq e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe e vlerësoi rolin e LDK-së në këto procese.