Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, njëkohësisht kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, sot mbajti takimin e rregullt me strukturat e LDK-së, përkatësisht me kryetarët e Degëve të LDK-së.
Mustafa paraqiti zhvillimet dhe projektet e fundit në kuadër së qeverisjes, prezantoi planin dhe projektet zhvillimore për këtë vit dhe diskutoi me kryetarët e degëve edhe për përgatitjet për zgjedhje lokale.
Kryetarët e degëve njoftuan Kryetarin Mustafa, për aktivitetin e tyre në nivel të degëve, për impaktin pozitiv të politikave të Qeverisë, dhe parashtruan ide e plane konkrete zhvillimore, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas takimit.
Mustafa thuhet se falënderoi kryetarët e degëve për aktivitetet e tyre kuadër të përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të demokracisë, dhe premtoi se do të vizitojë disa nga degët gjatë ditëve në vijim.