Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeverinë e re të Maqedonisë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Duke iu uruar suksese, Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe intensifikim të relacioneve ndërmjet dy shteteve.
“Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e re e Maqedonisë do të vazhdojë fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira që dy vendet dhe dy popujt tanë kanë ndërmjet tyre”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin dërguar kryeministrit Zaev.