Ekonomia Online
FUNDIT

Mustafa viziton bizneset në Prizren, iu premton përkrahje

Mustafa viziton bizneset në Prizren, iu premton përkrahje

Kryeministri Isa Mustafa ka vizituar kompaninë “Abi” në Prizren që merret me prodhimet e qumështit, grumbullimin e perimeve dhe produktet higjienike. Kryeministri Mustafa ka thënë se objektiva kryesore e Qeverisë mbetet që produktet vendëse të jenë konkurrente dhe të kenë lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Për këtë Mustafa theksoi se […]

Kryeministri Isa Mustafa ka vizituar kompaninë “Abi” në Prizren që merret me prodhimet e qumështit, grumbullimin e perimeve dhe produktet higjienike.

Kryeministri Mustafa ka thënë se objektiva kryesore e Qeverisë mbetet që produktet vendëse të jenë konkurrente dhe të kenë lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Për këtë Mustafa theksoi se kanë bërë edhe ndryshimet në politikat fiskale.

Pronari i kompanisë “Abi”, Irfan Fusha, e ka informuar kryeministrin edhe për projektet e reja që ka kjo kompani për të ardhmen e cila do të punësojë brenda edhe 500 punëtorë.

Aktualisht kjo kompani ka mbi 700 të punësuar dhe eksporton për më vendet Suedi, Zvicër, Itali, Gjermani, Maqedoni, Shqipëri e Belgjikë.

Gjatë ditës kryeministri ka vizituar edhe kompaninë “Hoti” në Prizren e cila merret me prodhimin e mobileve të cilat janë punë dore si dhe kompaninë “Kosova Pack” e cila merret me prodhimin e kartonit dhe ambalazhes prej letre.

Të ngjashme