Mustafa: Zahiri me shokë ishin strategë të mëdhenj

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Në 23 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka vlerësuar si strategë të shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë.

“Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe padyshim Hero i Kosovës. Zahiri ishte luftëtar i pashoq i cili luftën e tij politike dhe ushtarake e bëri për dashurinë ndaj atdheut. Ai ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin strategët e shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë. Ata ranë heroikisht në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.Lavdi jetës dhe veprës së Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, thuhet në letrën e Mustafës.

Të ngjashme