Kryeministri Isa Mustafa, nuk e ka komentuar zgjedhjen e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në postin e presidentit të Serbisë.
Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit president i Serbisë, Mustafa me sarkazëm ka thënë se “kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Mustafa nuk ka preferuar të flas për çështjet aktuale në vend siç është puna e Demarkacionit.
“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi i suksesshëm të flas për tema tjera”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Këto komente Mustafa i bëri gjatë vizitës që i bëri fabrikës së prodhimit të çipsave ”Vipa Çips”, në Pestovë të Vushtrrisë.