Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, si prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi për përkrahjen e deritashme të UNDP-së duke përfshirë mbështetjen në kuadër të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare të zhvillimit si dhe në kuadër të programit të Sfidave të Mijëvjeçarit.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë.