Shkodran Mustafi ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të transferohet në Inter.
Tabloidi britanik “The Sun” raporton se mbrojtësi shqiptar ka vendosur të largohet nga klubi londinez duke kaluar te klubi nga Serie A.
Por, palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Giuseppe Meazza.
Inter e kërkon Mustafin në formë të huazimit kurse Arsenal ka insistuar se do ta lejojë largimin e tij vetëm në rast të një oferte të mirë financiare.