Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka thënë se nuk do t’i shpallë “luftë” skuadrës Arsenal edhe nëse e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Për futbollistin 27 vjeçar flitej se do të largohet nga Topçinjtë gjatë kësaj vere, por ai përfundoi sërish në veri të Londrës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Unë kurrë nuk kam qenë ai i cili fillon luftën kur diçka nuk funksionon. Gjithmonë e kam thënë: Unë jam i gatshëm ta ndërmarr hapin tjetër. Nëse jo, vazhdoj të luaj këtu”.