Në vitin 1977 me një vendim të Kuvendit Komunal të Pejës u themelua Muzeu Etnografik në Pejë, por u desh të kalojnë 6 vjet të tjerë që ky muze të fillojë së funksionuari.
Në vitin 1983 pasi që Bashkim Lajçi u pranua si etnolog dy vjet pasi diplomoi në Departamentin e Etnologjisë të Fakultetit Filozofik të Zagrebit, Muzeu kishte filluar edhe praktikisht të funksionojë. Në fillim ishte i vendosur në një pjesë të Shtëpisë së Kulturës në Pejë, ndërsa në vitin 1989 u transferua në objektin e ashtuquajtur Konaku i Tahir Beut, shkruan sot Arjana Begolli-Nishiqi në Koha Ditore.
E veçanta e konakut të Tahir Beg Tahirbegollit është së gjendej afër Komunës së sotme, se për një kohë të gjatë ishte shtëpi familjare e familjes Tahirbegolli e ndërtuar në kapërcyellin e shekujve XVIII dhe XIX dhe më vonë, në vitet e ‘60 ishte rrënuar, ishte bartur dhe ishte rindërtuar buzë lumit Lumbardh, afër Urës së Gurit, Hanit të Spahive dhe Shatërvanit të famshëm.
Pas dislokimit të Konakut të Tahir Beut, aty për një kohë të caktuar ishte e vendosur Biblioteka e qytetit, pastaj Teatri Amator i Pejës dhe në fund Muzeu.