Muzikantit të njohur kosovar i digjet vetura, tregon gjendjen shëndetësore

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Instrumentisti i njohur kosovar, Xhemil Xhini është përfshirë në një incident së fundmi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se vetura e tij është kapluar nga zjarri.

Xhini ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Përkundër kësaj, instrumentisti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.

Të ngjashme