Myftiu Tërnava është vlerësuar një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës.
Në këtë listë janë përfshirë figurat në bazë të ndikimit të tyre në bashkësitë myslimanë, mënyrën në të cilën ndikimi i tyre u ka shërbyer komunitetit, si në botën islame ashtu edhe në prezantimin e Islamit jomyslimaneve.
Publikimi “500 myslimanë më me ndikim në botë në vitin 2017”, në radhë të parë promovon “Top-Listën e 50 myslimanëve, ndikimi i të cilëve mund të ndihet në kontekstin ndërkombëtar”.
Në arsyetimi për zgjedhjen e Myftiu Tërnava, është dhënë se ai paraqet një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës. Dhe është evidentuar fakti se ai është një nga nismëtarët e Këshillit Ndërfetar të Kosovës.
Myftiu Tërnava së bashku me reisin e Bosnjës janë listuar në seksionin “Menaxhimi i çështjeve fetare”.
Ndërsa në listët tek “Politikanët”, është përfshirë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.