Sot në Ministrin e Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së është pritur në takim nga Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e drejtësisë.
Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë këtij takimi tha së ndër prioritet e ATK-së do të jetë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, mirëpo sipas tij luftimi i kësaj dukuri është i pamundur të bëhet vetëm nga pjesa e përgjegjësisë së ATK-së, për këtë qëllim ai kërkoj përkrahje nga dikasteri i drejtësisë.
E nga ana tjetër ministri Tahiri, shprehi gatishmërinë për përkrahje të plotë për të gjitha proceset e punës që ndërlidhën me sistemin e drejtësisë.