Njoftohen të gjitha bizneset e Komunës së Rahovecit se me datë 31 Janar 2018, të merrini pjesë në takimin që organizohet nga zyrtarët e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal-Jug , ku do të shpaloset programi për skemën e granteve që jepen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Fondi total për vitin 2018 do të jetë 1.4 milion Euro dhe do të përfitojnë bizneset Private.
Ju njoftojmë gjithashtu se skema e Granteve është e ndarë në 3 Loto,
Loto 1. Shumat 2,000€ – 5000€ ( mund të aplikojnë persona fizik, biznese te Reja)
Loto 2. Shuma 5,000€ – 10,000€ ( mund të aplikojnë bizneset te qe afarojn deri ne 2 vite)
Loto 3. Shuma 10,000€ – 20,000€ ( bizneset me të vjetra se 2 vite).
Për me shume informata mund në hyni në vegëzën: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime , ku mund të gjeni edhe udhëzuesin e publikuar nga MZHR-ja.
Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit me fillim në ora 10:00.