Real Madridi ka qenë i lidhur me një transferim të mesfushorit të Lyon – Nabil Fekir. 25-vjeçari ishte lidhur më parë me Madridin dhe Barcelonën këtë verë, pas dështimit të kalimit në Liverpool, shkruan GazetaBlic.
Sipas mediave spanjolle, lojtari është shumë pranë kalimit tek Real Madridi.
Marrëveshja e tij aktuale në klubin e Ligue 1 skadon në qershor të vitit 2020, por presidenti i klubit Jean-Michel Aulas është i pakënaqur me të, pasi vlera e lojtarit është në rënie dhe kjo mund të shtyjë atë të largojë lojtarin nga ekipi i tij në merkatot e ardhshme.
Fekiri është kapiteni i Lyonit dhe do të përballet me Barcelonën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.Mesfushori ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në këtë sezon.