​Pacolli pret në iftarin e parë gjeneralin amerikan

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sonte mysafir gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s.

“Sonte, në iftarin e parë të muajit të madh të Ramazanit, kisha nderin qe ta kem mysafir Gjeneralin amerikan Timothy Orr dhe delegacionin nga shteti amerikan i Iowa-s.  Miqtë nga SHBA çdoherë në secilën shtëpi në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Të ngjashme