Lista Serbe me përfaqësues të BE-së, kërkon formimin e asociacionit

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, me disa anëtarë të partisë së tij, sot është takuar me përfaqësuesit e Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (COWEEB).

Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, por edhe për zhvillimet e fundit të procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, pasi pati pjesëmarrje shumë të ulët.

Lista Serbe thuhet se ka akuzuar institucionet e vendit se kanë vepruar aktivisht kundër largimit të kryetarëve.

“Si zgjidhje është nevoja që Prishtina t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara sa më shpejt dhe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili do të zgjidhte një pjesë të problemit në terren”, ka deklaruar ekipi i Listës Serbe, shkruan KO.

Të ngjashme