11 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: tre janë në respiratorë (CPAP), 47 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit pesë pacientë janë shëruar.

11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, ndërsa 287 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 4,356 analiza.

236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shtatë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – pesë kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur shtatë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

Të ngjashme