17 pacientë me Coronavirus në Spitalin e Pejës, kaq janë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

17 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Tetë prej tyre janë në oksigjeno-terapi teksa dy nga ta janë në gjendje më të rëndë.

Tre pacientë ndërkaq janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në spital.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme