18 mjekë humbën jetën gjatë pandemisë, Oda e Mjekëve ndan dekorata për familjet e tyre

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 14:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpërndarë dekorata për familjarët e mjekëve që humbën jetën si pasojë e Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ndau dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”.

“Oda e mjekëve ka marrë zotimin për nderin që duhet t’u bëjmë anëtarëve tonë. Respekti nuk mjafton që ta bëjmë një herë e dy por solidaritetin tonë do ta vazhdojmë deri atëherë kur familjarët kanë nevojë për ndihmën tonë për kolegët që kanë humbur jetën gjatë pandemisë”, tha Sejdiu.

Tutje ai tha se janë duke pritur aprovim nga komuna e Prishtinës për ndërtimin e një obelisku për këta mjekë.

Çdo ushtar që del në mbrojtje të vendit duhet që pasardhësve të tyre t’u jepet ndihmë financiare

“Ne do të realizojmë atë që kemi premtuar”, tha tutje ai.

“E ndjejmë humbjen dhe vakuumin që kanë lënë mjekët tanë”, shtoi ai.

Familja e Fadil Zuka e Ali Tolajt ishin disa nga ata që morën dekoratë për familjarët e tyre mjekë që kanë humbur jetën gjatë pandemisë.

Nëna e doktorit të ndjerë, Gëzim Berisha tha se djalin e ka rritur me shumë mund dhe se ndihen e lumtur për këtë nder që i është bërë familjes së saj.

“Nuk më duhet jeta pa juve të rinjve”, ishte fjala e fundit që ajo i kishte thënë doktor Gëzimit pasi ishte infektuar me Covid-19.

Gjithsej 18 mjekë kanë humbur jetën gjatë pandemisë.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme