30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 15:49 | Nga

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj deputetit Milaim Zeka.

“Të pandehurit M.Z i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)
muaji, nga dt.26.09.2018 deri me dt.26.10.2018”.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Z është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe duke marr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Z, kjo shton edhe më shumë rrezikun se i pandehuri do ta përfundoj
veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej, sepse arsyeja e kanosjes nga i pandehuri ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Zeka ështa arrestuar dje pas kërcenimeve ndaj Prokurorit Special Afrim Shefki, i cili ka ngritur aktakuzën për mashtrim me viza të më shumë se 900 kosovarëve.

Deputeti Zeka në një intervistë në T7 më datë 24 shtator ku ka thënë se do të ndjek prokurorin Afrim Shefkiu me gjyqe e kanun por edhe privatisht.

“Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyqe, me kanun dhe privatisht’, dhe kështu tek i dëmtuari Afrim Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e frikës”, kishte thënë ai.

Në seancën për caktimin e paraburgimit prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, tek ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme