30 mijë veta kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare (Video)

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 08:17 | Nga

Nga viti 2009 deri më sot, mbi 700 banorë të Vitisë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.

Ndërkaq në nivel vendi kjo shifër duket të jetë shumë më e lartë.

Sipas të dhënave të zyrës për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme që i ka dhënë Klan Kosovës, janë mbi 30 mijë kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia.

Ndërsa numri i atyre që kanë fituar shtetësinë e Kosovës është shumë më i vogël.

Sipas qyteteve kukosovarët  janë liruar nga shtetësia prin Prishtinë-474, e pasuar nga Prizreni -439, Gjakova-369, Mitrovica 345 e pastaj qytete te tjera.

Sipas zyrtarëve shumica e kosovarëve heqin dorë për të marrë nënshtetësinë gjermane dhe austriake, pasi që në këto dy shtete nuk lejohet nënshtetësia e dyfishtë nëse nuk je banor i Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme