38 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus në Spitalin e Vushtrrisë, 4 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për Coronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me Coronavirus.

Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

Në përgjigjen e tyre thuhet se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme