74 mijë persona me nevoja të veçanta të regjistruar nga viti 2011, Haradinaj u premton mbështetje

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – Handikos, raporton Ekonomia Online.

Aty Haradinaj tha se në temat që prekin këta personat nuk duhet të bëhen dallime.

“Zbatimi i ligjit për drejtat e personave dhe kanë mbet dy udhëzime administrative për me u zbatuar pastaj edhe koncepti gjithëpërfshirës për këta persona është miratuar ne kemi qenë të hapur ndaj kërkesave të tyre. Në këto tema nuk duhet të dallojmë dhe mos të ndalemi në punë”.

Drejtori i shoqatës Handikos, Afrim Maliqi, tha se në bazë të regjistrimit të popullsisë, nga viti 2011 74 mijë persona janë regjistruar si persona me aftësi të kufizuara.

“Faleminderit që keni reflektuar jo vetëm me i shty përpara proceset por edhe me na pritë, ku është një proces që duhet të vazhdojë dhe duhet të jemi në hap me kohën, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të realizohen në masë sa më të mirë”, tha ai, raporton EO.

“Nga 2011, 74 mijë persona janë regjistruar si persona me aftësi të kufizuara. Ne kemi një strategji 10 vjeçare që i përket çështjeve me persona të aftësi të kufizuara ku në vitin e ardhshëm ne mendojmë që prapë ta zbatojmë planin e veprimit”.

“Por të gjitha këto që po përmenden pa dyshim që janë një obligim i shtetit. Këto të drejta natyrisht mund të arrihen me një mobilizim të shoqërisë”.

Image may contain: 1 person, sitting
Image may contain: 3 people, outdoor and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, screen and indoor
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/498022207656734
Lexo më shumë:

Të ngjashme