Ahmeti: Paralajmërimet për vërshime të merren seriozisht nga institucionet emergjente

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se paralajmërimet nga IHMK për vërshime duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet përgjegjëse.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto vërshime hyn në kategorinë e përmbytjeve  të shpejta dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore dhe ekonomi familjare.

IHMK ka paraljmëruar se pas reshjeve të sotme në disa zona mund të ketë vërshime. Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryeministri Hoti, i cili ka njoftuar se ka biseduar me FSK-në dhe kryetarët e komunave për të qenë në gadishmëri.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësin e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit, për shkak…

Gepostet von Tahir Ahmeti am Mittwoch, 5. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme