Aktivistët për Mendim dhe Veprim Feminist me aksion simbolik, solidarizohen me popullin ukrainas

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 17:20 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion para Teatrit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Ata në duar mbanin pankarta me sllogane në të cilat shkruheshin “Liri për popullin ukrainas” e “Solidarizohemi  me popullin ukrainas”.

Anita Nikaj nga ky kolektiv tha se agresioni rus është produkt i politikës së kalbur, patriarkale e cila e qon në fashizëm, e që mirëmbahet me dhunë, luftë e vrasje.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Rusia pushtoi Ukrainën dhe nisi luftë ndaj popullit dhe territorit ukrainas. Ky pushtim i cili erdhi në vazhdën e kërcënimeve të vazhdueshme të shtetit rus ndaj Ukrainës, është cenim i sigurisë ndërkombëtare dhe  i lirisë së popujve, duke shënuar kështu një kthesë të frikshme të së ardhmes në nivel global. Kjo luftë do të thotë përndjekje, terror, dhunë e vrasje për popullin e pafajshëm ukrainas. Në anën tjetër, ligjërimi fashist i Putinit do po na tregon edhe një herë që fashizmi është duke u forcuar çdo herë e më shumë, duke paraqitur kështu rrezik për të ardhmën, jetën e lirinë e secilës e secilit”.

“Agresioni rus është produkt i politikës së kalbur, patriarkale e cila çonë në fashizëm, e që mirëmbahet me dhunë, luftë e vrasje. Kjo luftë nuk mund të lexohet asesi si ngjarje e izoluar e që nuk na prekë edhe neve. Lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë në çdo vend, andaj dhe nuk mund të qëndrojmë indiferente/ë. Ky agresion na fton të gjithave/ëve në solidarizim e kundërshtim të çdo politikë patriarkale, fashiste e pushtuese”, tha ajo.

Të ngjashme