Ambasada Amerikane në Prishtinë përkrah AGK-së në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë cilësore në Kosovë

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përkrahur AGK-së në mbrojtjen dhe promovimin e gazetarisë cilësore në Kosovë.
Me këtë rast, Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Gentiana Begolli Pustina, dje ka pritur në takim përfaqësuesit e U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhëndës i Ambasadës Amerikane.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Ambasadës Amerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.

Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme