Ambasadori Bertoncelj: Sllovenia mbetet një partner ekonomik e politik i Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 12:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile –KCSF, ka mbajtur konferencë për medie ku ka prezantuar aktivitetet që mbahet përmes programit Erasmus Plus, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës Bojan Bertoncelj, i cili tha se Sllovenia mbetet një partner ekonomik e politik i Kosovës.

 “Sllovenia mbetet një partner ekonomik e politik i Kosovës dhe i regjionit.  Projektet e Erasmus Plusi ka rëndësi te madhe për shoqërinë civile në Kosovë. Projektet e Erasmus Plusi ka rëndësi të madhe për shoqërinë civile në Kosovë. Ekziston një numër ekstremisht i madh i organizatave jo qeveritare në Kosove”, tha ai.

Ambasadori Bertoncelj, tha se më 8 shkurt në Slloveni është Dita e Kulturës, andaj me këtë rast në qytetin e Pejës do të ketë aktivitete përmes së cilave do të prezantohet kultura sllovene.

“Dialogu kulturor po përkrahet goxha shumë nga Sllovenia.  8 shkurti është  Dita Kulturore në Slloveni. Neser kemi  me nda historinë e Sllovenisë në Pejë, dhe ka me pas aktivitetet kulturore. Poashtu falënderoj mediet për ndarjen e informatave dhe tha se Sllovenia do të qëndrojë gjithmonë partner për aktivitet që do të mbahen në Pejë”, tha ai.

Stefan Simoncic, president i EPEKA në Slloveni ka thënë se duke parë se nacionalizmi ekstrem është i pranishëm te vendet e Ballkanit Perëndimor, janë fokusuar që të kenë programe në këtë fushë, në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv në shoqëritë e këtushme.

“Kemi edhe programe shkëmbimesh. Nacionalizmi ekstrem është një temë aktuale ne regjion. Kemi me pas trajnime në Bosnje, në Slloveni, në Shqipëri për punëtoret social dhe impaktin ne shoqëri. Ne jemi të fokusuar për me ngrit kapacitetin në regjion. Komisioni Evropian na ka përkrahur më së shumti, në këto projekte. Jo krejt janë të privilegjuar për t’u shkolluar dhe edukuar mirë. Kosova në te ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Për me mbërri në Bashkim Evropian duhet me punua çdo ditë”, tha ai..

Leutrim Ahmetaj, zëvendëspresident i EPEKA-s në Kosovë, tha se programi Erasmus Plus është një mundësi e mirë për të ndarë përvojat ndërmjet organizatave të ndryshme në Kosovë.

“Nëpërmjet Erasmus Plus programit mundësitë janë për me pas trajnime por edhe me studiua në këtë periudhë në shtetet e Bashkimit Evropian. Kosova ka popullatën ma të re me krahasua me Evropën edhe kjo ka një vlerë të madhe për shtetin”, tha ai.

Programi Erasmus (European Region Action Scheme for the Mobility of University Students, është një program i këmbimit të studentëve në Bashkimin Evropian (BE) i themeluar në vitin 1987.

Erasmus Plus, është program i ri i kombinimit të të gjitha skemave aktuale të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në BE, i cili ka filluar në janar të vitit 2014.

Të ngjashme