Ambasadori Heldt: Fuqizimi i gruas paraqet pasurim për politikën, ekonominë dhe gjithë shoqërinë

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar projekti “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Themeluesja e OJQ-së “Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci”, Njomza Emini, tha se gjithmonë është injoruar roli i gruas kur është fol për vendimmarrje.

Ajo tha se tani është koha që vajzat dhe gratë të jetësojnë ëndrrën e tyre për të qenë lidere.

“Kjo ngjarje është e veçantë sepse kur kemi fol për vendimmarrjen, ka qenë e vështirë të mendohet roli i gruas dhe është injoruar roli i vajzave. Vajzat dhe gratë kanë arsye për të qenë krenare, të lumtura dhe optimiste sepse sot lansohet “Akademia për lidership dhe fuqizimin  e tyre për vendimmarrje”.Shumë ide kanë vdekur në mungesë të mbështetjes.  Ne kemi krijuar forumin për lidership dhe diplomaci qe ka per qellim fuqizimin e vajzave dhe grave në shoqërinë tonë”, tha Emini , raporton EkonomiaOnline.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se fuqizimi i gruas paraqet një pasurim për politikën, ekonominë dhe për gjithë shoqërinë.

“Është projekt i mirë për të parë se çka janë në gjendje të bëjnë femrat në këtë shtet. Natyrisht që duhet të caktohen këto tema në nivele të larta ndërkombëtare. Pse edhe gratë të mos e luajnë rolin dhe të kenë rëndësi të madhe. Kjo paraqet një pasurim për politikën dhe ekonominë dhe gjithë shoqërisë. Ky është një projekt i jashtëzakonshëm. Juve nuk ju intereson e kaluara dhe përkatësia, por doni që gjërat t’i shtyni para”.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se arsyeja pse gratë janë përballë me paragjykime është mentaliteti patriarkal te qytetarët dhe te institucionet e vendit.

“Duke pas parasysh gjendjen e rëndë të grave në Kosovë dhe mos mbështetjen e paragjykimet, kjo nuk do të jetë e lehtë do të jetë sfiduese por të punohet në këtë rrugë është shumë e vlefshme. Unë gjithmonë kam thënë që sa herë flasim për vajzat arsyeja pse përballemi me këtë gjendje janë pasojat e mentaliteti patriarkal dhe kjo nuk është vetëm në shoqëri, por edhe në institucionet e vendit”.

Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje tash ka 10 deputete gra të cilat janë zgjedh pa kuotë gjinore dhe tashmë përqindja e grave në VV është 40% nga 20% sa ka qenë.

“Vajzat dhe gratë për shkak të mentalitetit nuk iu është dhënë hapësira e duhur për vendimmarrje si në pronë ashtu edhe në familje. Ne në Vetëvendosje nuk kemi qenë imun ndaj këtij mentaliteti kur kemi parë përqindjen e vajzave anëtare në vetëvendosje ka qenë shumë e vogël. Ne me fillim kemi nis punën se si të rrisim këtë numër. Ka qenë e lodhshme puna qe kanë bërë aktivistet tona por ja kemi dal sepse sot jeni 40% prej 20% që kemi qenë. 29 deputetë të VV-së 10 prej tyre janë gra që kanë hyrë pa kuotë gjinore sepse kemi punuar me anëtarësinë tonë. Edhe Qeveria e ardhshme do të ketë qasje tjetër”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se përfshirja e grave në vendimmarrje është obligim moral, kushtetues dhe ligjor.

“Diversiteti në vendimmarrje është dëshmuar që sjellë vendime të mira. Përfshirja e grave është obligim moral dhe kushtetues e ligjor. Jemi vendi me popullatën më të re në Evropë , mirëpo Kamenica është e mirë. Në kabinetin tonë ne i kemi përfshirë 50% të rinj dhe gra. Qeverisja e cila ka për qellim mirëqenien e qytetarit duhet të ketë parasysh gratë dhe vajzat. Nëse kemi përzgjedhur vetë të moshuarit atëherë nuk i kemi dëgjuar të rinjtë. Gratë janë ato qe vuajnë pasojat e një qeverisje të padrejtë. Përfaqësimi i grave në qeverisje kërkon heqjen e barrierave të cilat janë krijuar nga qeveritë e padrejta”.

Merita Limani, hulumtuese për çështjet gjinore, tha se 80% e grave janë viktima të dhunës në familje.

“Mbi 80% e dhunës në familje janë gra. Vajzat e reja kanë një potencial për të kontribuuar në zhvillimin e vendit, por ato përjetojnë dhunë ekonomike sepse nuk po mund t’i realizojnë ambiciet e tyre. Qëllimi kryesor pse duhet të jeni në pjesëmarrës është sepse jemi pjesë e këtij vendi. Jeta në Kosovë i afekton ndryshe burrat dhe ndryshe gratë”, tha ajo raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet mbledhë të gjitha gratë dhe vajzat nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe do të zgjasë 5 muaj.

Të ngjashme