Arrestohen 4 persona të dyshuar për prostitucion në Prishtinë, 3 prej tyre femra

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Katër persona të dyshuar u arrestuar për veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Gjatë ditës së djeshme në Rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, në prangat e policisë përfunduan tri vajza dhe një mashkull, ndërsa me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ahmet Krasniqi- Prishtinë, 09.03.2021 – 17:40. Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme