Arrestohen tre persona, dyshohen për prostitucion

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Prishtinë, dhe një person tjetër në Fushë Kosovë.

Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovar dhe një femër, shtetase e Shqipërisë nën dyshimin për mundësim apo detyrim prostitucioni.

“Janë arrestuar dy të dyshuar,  një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit  në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Të ngjashme