Arrestohet i mituri në Ferizaj, dyshohet për vjedhje të rëndë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Pas katër muajve, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një të mitur në Ferizaj, i cili dyshohet se kishte kryer një vjedhje në korrik të këtij vitit, raporton Ekonomia Online.

Këtë vjedhje Policia po e cilëson si të rëndë.

“Rr.Sali Qeku, Ferizaj, 21.07.2020-07:45. Njësiti i hetuesisë me datë 06.11.2020 ka arrite që të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) lidhur me disa vepra vjedhje. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme