Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:10, njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues mashkull, i cili ishte duke marrë katër shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt.

Policia njofton se gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur dy qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’ .

I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton më tej policia.

Të ngjashme