Arrestohet pasi sulmoi policin pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht, pasi ishte duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje, për çka pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar policin.

Ndërkaq, policia ka arrestuar personin, ndërsa edhe kanë pësuar lëndime trupore të dy palët.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, dje.

“Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme