Artefaktet e të zhdukurve po dëmtohen, vetëm një pjesë janë zhvendosur

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 11:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur takimin e radhës në të cilën është paraqitur raporti i punës së këtij komisioni për vitin 2017.

Udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se deri më tani kanë të regjistruara 992 dosje të dhënave, ndërsa në tërësi janë 3 821 raste.

“Në kuadër të aktiviteteve, vlen me theksu përkrahjen  e Ambasadës së Britanisë në përgatitjen profesionale. Në dy muajt e fundit është aktiviteti kyç që është duke u realizuar në trajtim adekuat të rrobave apo të gjësendeve të personave të zhdukur”, tregoi Gashi.

“Në fillim të muajit maj është realizuar vizita e një eksperti nga Qipro. Pas rekomandimit të këtij eksperti është vazhduar me  punën për ruajtjen e gjësendëve. Ne kemi parë që këto rroba janë duke u dëmtuar andaj këto 378 sete të rrobave dhe artefakte të personave të zhdukur janë zhvendosur. Për momentin janë transferuar vetëm një pjesë e këtyre artefakteve në lokacionin e ri. Të tjerat janë ende duke vazhduar të jenë të Qendrën e Mjeësisë Ligjore”, tha Gara.

Të ngjashme