Asamblisti i PSD-së publikon një video nën pranga dhe i rrethuar nga policia serbe

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i PSD-së në Podujevë, Blerim Maqastena ka publikuar një video-incizim ku shihet i pranogusr dhe i rrethuar nga policia serbe.

Maqastena ka treguar në Facebook se video-ja është xhiruar në shkurt të këtij viti, derisa po qëndronte i burgosur në Serbi.

“Vetëm fizikisht i prangosur! 23.02.2021”, shkroi ai.

Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovc, ndërsa është liruar pak ditë më parë.

Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më 25 maj të këtij viti.

Të ngjashme