Avdullah Hoti mban konferencë për medie

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë konferencë do të jenë prezentë edhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami dhe ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.

Konferenca do të mbahet në ora 16:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me ministren në detyrë të Financave Hykmete Bajrami dhe ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 16:30“, thuhet në komunikatën për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme