Avokati i Popullit kërkon masë të përkohshme për hidrocentralet

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit nëpërmjet një shkrese dërguar ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, të enjten, ka kërkuar masë të përkohshme lidhur me çështjen e operimit të hidrocentraleve në vend dhe ndikimin e mjedisit.

Ky institucion bazuar në nenin 16 të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit ka iniciuar hetime sipas detyrës zyrtare lidhur me operimin e hidrocentraleve në Deçan dhe hidrocentraleve në Shtërpce, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu në mbështetje të kauzës së madhe në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Lepencit për ta ruajtur lumin dhe ambientin, Organizata INPO në bashkëpunim me organizatën partnere IKD kanë ndërmarrë hapa konkretë për aktivizimin e akterëve institucionalë për të reaguar me shpejtësi në parandalimin e degradimit të Lepencit.

Avokati i Popullit ka sqaruar se hetimet kanë të bëjnë me ligjshmërinë e operimit të hidrocentraleve në Deçan dhe në Shtërpcë dhe ndikimin e tyre në mjedis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme